SPAK aksion brenda "Klajdi Resort" në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Orman Kokoshi
Lajmifundit
/
8 Gusht 2025, 19:23
Aktualitet
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në ambientet e “Klajdi Resort”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen.
Gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar telefonin celular të pronarit të resortit, Orman Kokoshi, si pjesë e provave që po grumbullohen në vijim të hetimeve.
Ky veprim vjen pas goditjes së organizatës shqiptare që, sipas SPAK, kishte kapacitet të ndikonte në çmimin e kokainës në tregjet europiane dhe që është lidhur me sekuestrimin e rreth 17 tonëve drogë në Belgjikë dhe Gjermani.