“Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente, shpëtuam shumë jetë”: Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë

Kosovë&Rajon
“Ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente,

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sërish se administrata e tij ka parandaluar një konflikt të madh mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për media, ai theksoi se tensionet mes dy vendeve kishin arritur në një pikë kritike dhe një përplasje e armatosur ishte shumë pranë.

“Në Serbi dhe Kosovë, ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente. Nuk na pëlqeu aspak ajo që po ndodhte.

Shpëtuam shumë jetë”, u shpreh Trump, duke ritheksuar rolin që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në parandalimin e konfliktit dhe stabilizimin e situatës në rajon.

ME TE LEXUARAT