Fqinji qëllon 57-vjeçarin në Berat, tentoi të vriste kafshën e egër
Lajmifundit
/
8 Gusht 2025, 23:08
Aktualitet
Një vrasje me armë gjahu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bogan në Berat.
Policia njofton se rreth orës 21:00, shtetasi Th. K., 53 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin Adriatik Toska, 57 vjeç.
Si pasojë e plagës së marrë, ai ka ndërruar jetë në spital.
Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.