Mallakastër, kultivoi bimë narkotike Cannabis Sativa, arrestohet 58-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë goditur një rast tjetër të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të planit operacional “Koordinata”.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Visokë, policia konstatoi një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Në momentin e ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi Kastriot Xhemalaj, 58 vjeç, i cili u arrestua menjëherë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Plani operacional antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet në të gjithë territorin e qarkut Fier, duke synuar goditjen e çdo aktiviteti të paligjshëm të kultivimit të narkotikëve.