Shkodër/ Gjendet i pajetë pranë banesës 47-vjeçari, dyshohet se vdiq nga pickimet e bletëve
Lajmifundit
/
8 Gusht 2025, 13:30
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Nënmavriq, Shkodër, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë pranë banesës së tij.
Sipas policisë, trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, është gjetur nga familjarët. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e pickimeve nga bletët.
“Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Shkodrës.