Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri me votim të hapur

Kosovë&Rajon

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri me

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar që Kuvendi i Republikës të zgjedhë kryetarin e ri përmes votimit të hapur, duke e detyruar procesin të përfundojë brenda afatit 30-ditor.

Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, gjykata theksoi se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka zbatuar vendimin e mëhershëm të 26 qershorit. Për pasojë, të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik shpallen të pavlefshme.

Kushtetuesja urdhëron kryesuesin që të vijojë me pikën 3 të rendit të ditës të seancës konstituive të 8 prillit 2025 dhe të ftojë grupin më të madh parlamentar të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Votimi duhet të jetë i hapur dhe mund të përsëritet deri në tre herë për të njëjtin kandidat.

Gjithashtu, gjykata kërkon që të gjithë deputetët e zgjedhur të jenë të pranishëm dhe të votojnë si në zgjedhjen e kryetarit, ashtu edhe të nënkryetarëve të Kuvendit.

Vendimi vjen pas shpërfilljes së afatit të dhënë nga Kushtetuesja më 26 qershor, ku deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e konstituuan Kuvendin brenda kohës. Pas kësaj, gjykata vendosi masë të përkohshme deri në shqyrtimin e padive të ngritura nga PDK dhe LDK, të cilat përfunduan me vendimin e shpallur këtë të premte.

ME TE LEXUARAT