“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz
Lajmifundit
/
8 Gusht 2025, 13:44
Aktualitet
Dy banorë të Fushë Arrëzit janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë kërcënuar një 55-vjeçar, duke i ndaluar të kalojë në një rrugë që ata pretendojnë se e kanë ndërtuar vetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dedaj”. Sipas policisë, personat e dyshuar, H. S., 55 vjeç, dhe A. R., 49 vjeç, të dy banues në Fushë Arrëz, i kanë thënë të kallëzuarit “mos kalo në rrugën tonë”, duke e kanosur.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për dy të dyshuarit”, njofton policia.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.