I dyshuar për tenderin mbi 2 miliardë lekë, paraqitet në GJKKO Jonaid Myzyri

Aktualitet

I dyshuar për tenderin mbi 2 miliardë lekë, paraqitet në

Jonaid Myzyri, ish-shefi i Prokurimeve Publike, është paraqitur këtë të pmte pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Myzyri është njohur me verifikimin e masës së sigurisë, ku më herët Prokuroria e Posaçme kërkoi ndaj tij masën “detyrim paraqitje”.

Organi i akuzës njoftoi më herët se Myzyri është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Me kërkesë të SPAK, Myzyri u pezullua nga detyra e shefit të Prokurimeve Publike, post të cilin e mbante prej vitit 2020.

Përmes një njoftimi zyrtar SPAK njoftoi se Myzyri akuzohet për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Masa e vendosur ndaj përfshin “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, si edhe atë të sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 2.2 miliardë lekë të vjetra, për mirëmbajtjen rutinë të rrugës së Rrëshenit, nga Ura e Fanit deri në Urën e Repsit. Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.

ME TE LEXUARAT