"I kërkoi votën qytetarit", policia e Lezhës "nuk i ndahet" Gjin Gjonit, e denoncon në prokurori
Ish gjyqtari Gjin Gjoni, aktualisht kandidat i PD ne Lezhe, eshte denoncuar ne prokurori nga policia e ketij qarku per shkak se i ka kerkuar voten nje qytetari!.
Ngjarja eshte bere publike ne nje komunikate te policise se Lezhes.
Ne te thhet se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, Gjin Gjonin, kandidat i PD në këtë qytet.
Sipas Policisë ndaj tij është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.
“Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën”, njofton policia.