Reagimi që u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion Braçe: Më erdhi para fytyrës…

Politikë

Reagimi që u bë viral kur fliste Olta Xhaçka, Erion

Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë shpejt viral në rrjetet sociale. Teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj, reagimi i Braçes u komentua gjerësisht në media.

Sot, përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Braçe sqaroi se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës.

“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS; Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar; Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka;

Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj: Nuk e doja e as e dua ate vemendje!! Kaq e thjeshte! Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”

ME TE LEXUARAT