Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në KZAZ nr. 70 të Pogradecit, Gjykata vendos që të votojnë edhe gratë e Burgut të Pojskës!
Ndërsa nesër, 11 maj, mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KQZ në KZAZ-të e qarqeve.
Ditën e sotme edhe në KZAZ nr. 70 të qytetit të Pogradecit po vijon ky proces, si në të gjithë qarkun e Korçës. Grupet e komisionit te qendrave të votimit janë paraqitur pranë KZAZ për të tërhequr materialet.
Mandi Mekolli, kryetar i KZAZ, tregon se procesi ka nisur që në orën 09:00 dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh. Materialet do të shpërndahen në 7 njësitë administrative, ndërkaq për herë të parë pritet të votojnë edhe gratë të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Pojskës.
Gjykata është shprehur me vendim, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht edhe në KZAZ.