E rëndë/ Vëllai qëllon me armë motrën e tij 25-vjeçare, ja gjendja e të resë!
Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare këtë të shtunë në Ferizaj të Kosovës.
Policia rajonale e Ferizajt njofton se një 19 vjeçar në rrugën “Mejdi Xhaferri” ka plagosur motrën e tij 25 vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.