Bllokuan makinën e sekretarit të PS-së dhe biznesmenit, zbardhen emrat e 4 personave që përfunduan në SPAK!

Aktualitet

Bllokuan makinën e sekretarit të PS-së dhe biznesmenit, zbardhen

Policia e Dibrës ka dërguar në SPAK, kandidatin e PD-së për deputet Xhemal Gjunkshi dhe 3 persona të tjerë pasi mbrëmjen e së premtes (9 Maj) ndaluan në Maqellarë automjetet ku udhëtonin sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe biznesmeni Fiqiri Pali.

Blutë referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xhemal Gjunkshin, 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

Policia është informuar nga Xhemal Gjunkshi se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

 Grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, ka kryer veprimet e duhura hetimore./ panorama 

ME TE LEXUARAT