Papa Leoni XIV merr ftesë për të vizituar Shqipërinë

Bota

Papa Leoni XIV merr ftesë për të vizituar Shqipërinë

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i ka dërguar me shkrim dhe i bën edhe me zë urimet më të mira Papës Leoni XIV për misionin e tij në krye të Kishës universale. Për Atin e Shenjtë, që foli për “paqen e çarmatosur dhe çarmatosëse”, siguria se do ta udhëheqë Kishën drejt fronteve të reja e do t’i përforcojë besimtarët në fe

Me përshtypje pozitive për fjalët e para të Papës Leoni XIV nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, së bashku me urimet, i ka dërguar Atit të Shenjtë edhe ftesën për të vizituar Shqipërinë.

Papa, komenton ai, foli për “paqe të çarmatosur dhe çarmatosëse”, kundër mendësisë së botës, që mendon se për të arritur paqen duhet përgatitur lufta.

Imzot Meta është i bindur se Papa, ashtu si paraardhësit, do të vazhdojë të punojë për një Kishë që ndërton ura, Kishë misionare e sinodale, Kishë në ecje, gjithnjë e afërt me të vuajturit.

Lajmi u publikuar nga vatican news

ME TE LEXUARAT