Të shtëna me armë? Simpatizantët e PD në Dibër bllokojnë makinën që dyshohet se shpërndante para

Aktualitet

Të shtëna me armë? Simpatizantët e PD në Dibër

Detaje te reja zbardhen nga ngjarja e ndodhur ne Peshkopi.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër Xhelal Mziu dhe kandidati për deputet Xhemal Gjunkshi, kanë denoncuar për një rast të dyshuar të shpërndarjes së parave në këmbim të votave si dhe pretendojnë për të shtëna me armë.

Sipas njoftimit të policisë, demokratët kanë ndaluar një person, me dyshimin se ai po shpërndante para në këmbim të votës për zgjedhjet parlamentare të ditës së neserme.

Pas kësaj, ky person i dyshuar është larguar e pretendohet nga demokratët se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Incident në Peshkopi, efektivi i policisë qëllon në ajër, në kërkim babai i kandidatit të PS

 Të shtëna me armë? Simpatizantët e PD në Dibër

Një incident është regjistruar pak momente më parë në një fshat në Peshkopi.

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri, por në ajër, sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe.

Ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim polici, Esat Gjura, i cili ka qëlluar me armë zjarri.

Po ashtu në kërkim është dhe një person tjetër nderkohe qe mësohet se Gjura është babai i një kandidati të PS.

Per ngjarjen reagoi edhe policia e Dibres:

Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit.

ME TE LEXUARAT