"Në Shkozet po shpërndahen zarfe në banesa për vota", Berisha: “Akt i shëmtuar kriminal”

Politikë

"Në Shkozet po shpërndahen zarfe në banesa për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të krimit elektoral.

Duke iu referuar mesazhit të një qytetari, kryedemokrati thotë se në zonën e Shkozetit, dy persona me motor po shpërndajnë zarfe në banesa.

Berisha përgëzon demokratët, ndërsa thotë se ‘dënon aktin kriminal’.

Në videon bashkëngjitur denoncimit, shihet një person teksa i jep zarfi një qytetari.

“Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku.

Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushatës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do përgjigjet deri më një!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgëzoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.

Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital

Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia.”, shprehet ai.

ME TE LEXUARAT