Agjentët e BKH dhe dy prokurorë të SPAK “zbarkojnë” në Fier, monitorim për krime zgjedhore një ditë para votimeve
Agjentët e BKH-së dhe dy prokurorë të SPAK kanë “zbarkuar” sot në Fier për të vëzhguar disa zona të qytetit për raste të krimeve zgjedhore, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Në Fier por edhe në Roskovec shkuan sot prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit.
Bashke me prokurorin Sotir Kllapi, e deleguar me detyra në qarkun e Fierit për krimet zgjedhore është dhe prokurorja tjetër e SPAK Doloreza Musabelliu.
Deri më tani nuk janë vërejtur shkelje nga ana e prokurorëve të Posaçëm ndërsa prezenca e tyre do të jetë deri në mbyllje të procesit të numërimit.
Ndërkohë prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore.