"Po blejnë vota tani natën", kandidati i PD në Korçë thirrje urgjente SPAK-ut: Hetoni
Kandidati i PD-së në Korçë, Enton Çaçani, ka akuzuar se administrata e bashkisë së Kolonjës po shpërndan para në këmbim të votave.
Ai i bën thirrje urgjente SPAK-ut të merren masa, duke thënë se vijojnë me të njëjtin avaz si në çdo zgjedhje.
“Thirrje urgjente për Task-Forcën e SPAK!
Vëmendje për të gjitha strukturat dhe sidomos për komisionerët tanë!
Administrata e Bashkisë Kolonjë po shpërndan para dhe po blen vota. Po intimidon votuesit në këto momente kritike.
Si gjithmonë, ndjekin të njëjtin avaz të vjetër, dalin natën, në ditën e fundit, dhe ndajnë parat e krimit dhe korrupsionit.
Janë përpjekur të nxjerrin fletët e votimit nga QV-të dhe po mundohen të manipulojnë procesin. Do përpiqen ta bëjnë dhe nesër gjate votimit. Informacioni vjen i siguruar nga brenda tyre.
E kanë parë veten ngushtë, e ndiejnë që po humbin pushtetin. U janë errësuar sytë dhe janë kthyer në hienat e natës”, shkruhej në postimin e tij.