SPAK kryen bastisje në Kukës për "korrupsion zgjedhor", dy pesona shpallen në kërkim, EMRAT

Aktualitet

SPAK kryen bastisje në Kukës për "korrupsion zgjedhor",

Dy persona jane shpallur ne kerkim per krime zgjedhore ne Kukes.

Ne njoftimin e policise, behet me dije se jane kryer kontrolle ne banesat e dy personave qe po hetohen per korrupsion aktiv ne zgjedhje, kryer ne bashkepunim.

Per kete ceshtje, mesohet se Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, për veprën penale “korrupsioni aktiv më zgjedhje”.

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

ME TE LEXUARAT