Ndalet lufta mes Indisë dhe Pakistanit, Trump: Ndërmjetësuam ne gjithë natën

Bota

Ndalet lufta mes Indisë dhe Pakistanit, Trump: Ndërmjetësuam ne

Presidenti amerikan Donald Trump tha se India dhe Pakistani kanë arritur një armëpushim me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, tha presidenti amerikan në Truth Social.

Njoftimi i Trump erdhi pasi dy vendet përshkallëzuan sulmet ndaj njëra-tjetrës gjatë natës.

Sipas autoriteteve të Pakistanit, bëhet me dije se rreth 13 u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në 12 në zonën e Kashmirit.

Raundi i ri i përplasjeve filloi nga India me avionët luftarakë që lëshuan raketa kundër tre bazave ajrore në Pakistan.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar viktima ose dëme të konsiderueshme materiale.

Pakistani u përgjigj pak më vonë me një operacion në të cilin avionë luftarakë nga forcat ajrore të vendit goditën infrastrukturën dhe bazat ushtarake indiane, duke përfshirë një aeroport ushtarak, një depo e raketash dhe një bazë ajrore në Kashmirin e administruar nga India.

Kjo e fundit akuzoi Pakistanin se po lëviz trupat ushtarake pranë kufirit me Indinë, duke treguar qëllim e një sulmi për të përshkallëzuar më tej situatën.

India dhe Pakistani, dy fuqi bërthamore, në javët e fundit, patën përplasjen më të fortë prej të paktën tre dekadash. 

ME TE LEXUARAT