Politika hyn në heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët vendosin me votë kush drejton vendin për 4 vitet e ardhshme!

Politikë

Politika hyn në heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët vendosin me

Pas takimeve elektorale të të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në garën e 11 majit, sot në të gjithë vendin do të mbizotërojë heshtja zgjedhore. Të dielën, mbi 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote do të shkojnë në kutitë e votimit për të ushtruar të drejtën e tyre në zgjedhjen e përfaqësuesve në parlament dhe se kush do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat të katërt me fokus integrimin evropian dhe pasaportën e unionit, teksa Sali Berisha e vuri theksin e fushatës së tij tek ekonomia dhe korrupsioni i qeverisë.

E reja e këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës, ku sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.

Në garën e 11 majit janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura. Çdo subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

Policia e Shtetit ka përgatitur një plan të detajuar masash që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe pa incidente.

ME TE LEXUARAT