Kosova do të përsërisi zgjedhjet parlamentare? Ja çfarë thotë Kurti pas krizës në Kuvend!
Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetar I LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se është hera e tretë që dalin të parët në zgjedhje. Kurti ka folur edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, duke thënë se reformat duhet të ndodhin edhe nëpër komuna, njëjtë si në nivelin qendror.
“Komunat ku udhëheq LVV, janë shembull se si duhet qeverisur”, tha ai.
Kurti foli edhe për konsitutimin e Kuvendit, që ka mbetur duke u zvarritur tash disa ditë.
“Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Institucionet janë funksionale, organet e drejtësisë po veprojnë dhe ligjet po respektohen. E vetmja pengesë është se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pasi Kushtetuta e Kosovës nuk parashikon se çfarë duhet bërë në rast se një kandidat për kryetar të Kuvendit nuk i siguron votat e nevojshme për t’u zgjedhur”, tha Kurti.
Ai tha se Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pa marrë parasysh a është absolut apo relativ, duke shtuar se Kuvendi themelohet nga të gjithë.
“Ne nuk kemi bllokuar, ne kemi propozuar kandidaten tonë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë. Ne nuk jemi bllokues, jemi propozues dhe propozuesja jonë është Albulena Haxhiu. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre”, theksoi ai.
Kurti tha se mund të shkojnë edhe në zgjedhje, por që rezultati mund të thellohet në favor të partisë së tij./Insajderi