Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Redjan Rrajën

Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Gjykata e Lartë lë në fuqi

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja (aktuslisht deputet i PD), vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn , nën akuzë për të njëjtën ngjarje.

Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Vendimi është marrë Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja

Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja pranë mbikalimit të Shkozetit.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi) dhe me Andi Malokun, shofer i prokurorit, i cili humbi jetën pas disa ditësh në spital.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili./FOX

ME TE LEXUARAT