I riu në gjendje të dehur hyn në qendrën tregtare në Vlorë dhe dëmton bizneset

Aktualitet

I riu në gjendje të dehur hyn në qendrën tregtare në

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një qendër tregtare në Vlorë, ku një person, i cili dyshohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, ka hyrë në katin e dytë të ambientit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori, rreth 30-vjeç, ka thyer vitrinat dhe dyert prej xhami të disa dyqaneve, ndërkohë që shante dhe ofendonte personelin dhe klientët.

Veprimet e tij kanë shkaktuar panik mes të pranishmëve, ndërsa stafi i qendrës tregtare ka tentuar ta qetësojë situatën.

Pamjet e incidentit janë dorëzuar pranë policisë së Vlorës, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe marrë në pyetje autorin.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të vënë personin përgjegjës përpara drejtësisë, duke shqyrtuar gjithashtu mundësinë e përfshirjes së masave për sigurinë e biznesve dhe vizitorëve në qendër.

ME TE LEXUARAT