I shpëtoi një aksidenti kur ishte 8 vjeç/ Fati këtë herë nuk tregoi mëshirë për Gabrielin, i riu humbi jetën pranë shtëpisë së gjyshes

Aktualitet

I shpëtoi një aksidenti kur ishte 8 vjeç/ Fati këtë

Aksidenti i rëndë rrugor i cili i mori jetën 24-vjeçarit Gabriel Lluca në orët e para të mëngjesit të sotëm ndodhi pranë shtëpisë së gjyshes së tij nga babai, aty ku Gabriel kishte kaluar fëmijërinë, por që sot u bë vendi i tragjedisë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin udhëtonte Gabriel Lluca, së bashku me mikun e tij Denis Korbi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët e një banese. Përplasja ka qenë fatale për të dy pasagjerët, të cilët kanë ndërruar jetë në vend, pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencës për t’i ndihmuar.

Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur kujtohet se Gabriel Lluca i kishte mbijetuar një aksident të rëndë në moshën 8-vjeçare, kur një makinë e kishte përplasur para derës së shkollës. Atëherë, mrekullisht, ai kishte shpëtuar, edhe pse automjeti i kishte kaluar mbi trup.

Historia e tij e mbijetesës kishte emocionuar gjithë Peqinin, duke e parë si një fëmijë me fat. Por fati nuk tregoi mëshirë këtë herë. Gabriel Lluca u nda nga jeta pranë derës së shtëpisë ku ishte rritur, duke lënë pas një dhimbje të madhe në zemrat e familjarëve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën

 

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT