Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj: Nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim shqiptarë

Aktualitet

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj: Nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim

Ish-deputeti i PD Azgan Haklaj në fillim të fjalës së tij mbajtur në protestën mbarëshqiptare të organizuar në sheshin “Skënderbej”, u shpreh se shqiptarët duhet të jenë të gjithë bashkë në mbështetje të liderve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi të cilët po përballen me aktakuza të rënda nga gjykata speciale e Hagës.

Haklaj tha se “nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim shqiptarë” dhe bëri thirrje për “Liri për çlirimtarët”.

Ai përmendi edhe betimin e luftëtarëve të UÇK-së, ndërsa të pranishmit përsërisnin pas tij.

“ Se këtu jam dem baba dem, për Kosovë jap shpirtin tem!’ Liri për çlirimtarët! Një komb UÇK! I gjithë kombi UÇK. Një komb një histori! Nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim shqiptarë. Nuk ka komb kosovar, kemi lindur dhe vdesim shqiptarë. Liri për çlirimtarët! Betimi: Si luftëtar i luftës së shqiptarëve të Kosovës, betohem se do të luftoj nderi në ribashkimin e tokave shqiptare në qoftë se tradhtoj luftën….

ME TE LEXUARAT