Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Lajmifundit
/
1 Janar 2026, 08:25
Aktualitet

Dy vajza janë foshnjat e para të lindura në Shqipëri për vitin 2026.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar mirëseardhjen e të porsalindurave.

Sipas tij, njëra nga vajzat ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
“Mirë se erdhët”, shkruan kryeministri Rama.


