“Jo shitje anës rrugëve”, aksioni për hapësirat publike prek edhe fermerët që mund të falimentojnë
Aksioni i nisur në mbarë vendin për lirimin e hapësirave publike ka prekur edhe fermerët në zonën e Frakullës në Fier, të cilët disa muaj të vitit kryesisht gjatë sezonit veror shesin në anë të rrugës nacionale Levan-Tepelenë, prodhimet e tyre bujqësore.
Pasi i larguan fillimisht në një distancë prej 20 metrash nga shtrati i rrugës, tashmë Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i ka kërkuar të heqin tendat dhe të largohen përfundimisht. Ky urdhër për fermerët do të thotë faliment dhe pamundësi për të siguruar jetesën.
Në krah të fermerëve janë edhe blerësit e rastësishëm.
Fermerët kanë ngritur edhe shqetësimin e moskompensimit nga ana e shtetit të tokës që u ka marrë për ndërtimin e rrugës si dhe mosndërtimin e rrugëve dytësore që do t’u mundësonte nxjerrjen e prodhimit bujqësor.