Kontrolle blic në Burgun e Rrogozhinës, gjenden dhe sekuestrohen 2 celularë

Aktualitet

Kontrolle blic në Burgun e Rrogozhinës, gjenden dhe sekuestrohen 2

Dy aparate celularë janë sekuestruar në burgun e Rrogozhinë, gjatë një kontrolli blic të ushtruar nga Policia e Burgjeve.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kontrollet janë zhvilluar me urdhër të drejtorit të përgjithshëm dhe nën drejtimin e strukturave të sigurisë së institucionit, duke përfshirë ambientet e përbashkëta, godinat dhe fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy celularë të hedhur në një zonë pranë një prej godinave të burgut.

Menjëherë pas gjetjes së sendeve të ndaluara, janë njoftuar strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Kontroll blic në IEVP Rrogozhinë-Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.

Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.

Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë.

Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Kontrolle blic në Burgun e Rrogozhinës, gjenden dhe sekuestrohen 2

 

ME TE LEXUARAT