Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë dhe përvetësoi paratë, procedohet penalisht bankieri

Një rast mashtrimi është zbuluar së fundmi nga policia, ku një 63-vjeçare është mashtruar nga një bankier në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në një institucion bankar, ku A. Gj., 42 vjeç, punonte. Ky i fundit është proceduar penalisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar shtetasja H. H., 63 vjeçe, banuese në Shkodër, se 42-vjeçari, përfaqësues i një banke, e ka mashtruar në lidhje me shlyerjen e një kredie që ajo ka marrë në këtë institucion financiar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


