Gjesti rikthehet “Fuqishëm” me Gimbon, zbulohet kënga e re

Showbiz

Gjesti rikthehet “Fuqishëm” me Gimbon, zbulohet kënga e re

Gjesti vijon të jetë në qendër të vëmendjes, duke treguar se puna për projektet e reja nuk ndalet.

Artisti ka ndarë me ndjekësit një seri fotosh nga një vilë mes natyrës, ku është “arratisur” për t’u fokusuar në krijimtarinë muzikore. Atmosfera e relaksuar, stili i veçantë dhe detajet kreative nuk mungojnë, duke e bërë postimin menjëherë viral.

Mes imazheve, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen: një “screenshot” i një demoje me titull “FUQISHËM”, që pritet të jetë kënga e tij e radhës.

Në këtë aventurë muzikore, Gjesti shoqërohet edhe nga Gimbo, me të cilin duket se po punon intensivisht për një projekt që premton shumë.

Me këtë paralajmërim, fansat tashmë janë në pritje të publikimit, ndërsa gjithçka tregon se “FUQISHËM” mund të jetë një tjetër hit i sigurt

ME TE LEXUARAT