Mbi 5000 garues nga 56 shtete, ja fituesit e “Tirana Marathon 2025” në të gjitha kategoritë
Kryeqyteti shqiptar u shndërrua këtë të dielë në një pistë gjigande vrapimi, ku mijëra sportdashës nga Shqipëria dhe mbarë bota morën pjesë në edicionin e nëntë të “Tirana Marathon”.
Përmes një atmosfere festive dhe energjike, me pjesëmarrjen e mbi 5000 garues nga 56 shtete, maratona e këtij viti theksoi edhe një herë karakterin ndërkombëtar dhe përfshirës të këtij aktiviteti që është tashmë pjesë e kalendarit të përvitshëm sportiv në Shqipëri.
Maratona e këtij viti u zhvillua në katër kategori: Maratona e plotë (42 km), Gjysmë-maratona (21 km), 10 km dhe “Fun Run & We Too”, e dedikuar për familjarë, amatorë dhe persona me aftësi ndryshe.
Të pranishëm ishin jo vetëm atletë profesionistë, por edhe qytetarë të thjeshtë, të rinj e të moshuar, të cilët ndanë të njëjtën pistë për një qëllim të përbashkët, promovimin e shëndetit, sportit dhe solidaritetit.
LISTA E FITUESVE
10k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Redia Dauti
Vendi 2- Sebahat Demir
Vendi 3- Natalie Wangler
10k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Adam Lomb
Vendi 2- Albion Ymeri
Vendi 3- Krsysztof Szanowski
21k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Valentine Jebet
Vendi 2- Jacinta Kavindu
Vendi 3- Kristina Pura
21k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1-Hillary Kimaiyo
Vendi 2- Raphael Gacheru Karita
Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono
42k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Chelangat Sang
Vendi 2- Rose Jepchumba
Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino
42k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Benard Kiprotich Too
Vendi 2- Derrick Chege Njoroge
Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo
10k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Elisabeta Marku
10k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Thomas Greco
21k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Julinda Peshku
21k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Gent Muca
42k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Blerina Bregu
42k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Ilir Kellezi