"Më preku në pjesët intime"/ Ky është kirurgu që ngacmoi 21-vjeçaren në spitalin e Korçës (FOTO)

Aktualitet

"Më preku në pjesët intime"/ Ky është kirurgu

Një mjek kirurg 72-vjeçar, Nikolla Nunka, është vënë në pranga pas një denoncimi për ngacmim seksual të bërë nga një paciente 21-vjeçare në spitalin rajonal të Korçë.

Sipas informacionit paraprak, e reja ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të forta abdominale dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve, mjekët kishin vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Në kallëzimin e dorëzuar pranë policisë, 21-vjeçarja ka pretenduar se gjatë procedurave mjekësore kirurgu e kishte prekur në zona intime, duke ia paraqitur veprimet si pjesë të kontrollit mjekësor.

Pas denoncimit, policia mori dëshminë e pacientes dhe nisi menjëherë verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vajza vazhdon të marrë trajtim në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa mjeku 72-vjeçar u shoqërua fillimisht nga efektivët dhe më pas u arrestua në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për këtë rast.

 

 

ME TE LEXUARAT