Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj
Lajmifundit
/
6 Qershor 2025, 14:21
Aktualitet
Një mësuese ka denoncuar në polici babanë e nxënëses së saj për fyerje.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se “më datë 04.06.2025, shtetasja I. P., 50 vjeçe, me detyrë mësuese, ka kallëzuar se është fyer nga shtetasi O. Xh., babai i nxënëses së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.