Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici

Policia e Devollit ka shoqëruar në komisariat Alti Nallbatin, Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun. Alti Nallbati është vëllai i deputetit të PD-së, Bledion Nallbati, me precedent të mëparshëm penalë.

Burime për mediat bëjnë me dije se tre shtetasit e mësipërm kanë marrë peng dhe e kanë shunuar shtetasin Ilir Topçiu në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht është me masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Një prej të dyshuarve, Trajan Çeliku, u përfshi në ngjarjen e regjistruar më 1 Tetor në qytetin e Bilishtit, ku së bashku me dy shokët e tij, sulmuan me dru bejsbolli, 39-vjeçarin Guri Mazelliu.

Ndërkohë, Alti Nallbati, u përfshi në ngjarjen e ndodhur më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku u kunfliktua me një shofer kamioni dhe e dhunoi me grushte.

ME TE LEXUARAT