“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari nuk bashkëpunon me policinë (Emri)

Aktualitet

“S’e mbaj mend ç’ndodhi”/ U plagos me armë

I plagosuri në Durrës, Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur me armë zjarri.

Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”.

Ky qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia. Sipas burimeve, në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.

Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e  spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje.

 

ME TE LEXUARAT