Pas largimit nga drejtimi i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha emërohet ambasador i Shqipërisë në Zvicër
Lajmifundit
/
3 Nëntor 2025, 18:17
Politikë

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha është propozuar nga qeveria si ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Kështu Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, pasi që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kujtojmë se Ermal Dredha ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, që prej vitit 2023 deri në shtator të këtij viti kur dha dorëheqjen.
Dredha pritet të emërohet zyrtarisht në detyrë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj jo më vonë se 30 ditë nga propozimi i qeverisë.


