Ngacmoi dy vajza në autobus, arrestohet maniaku 44-vjeçar në Tiranë
Lajmifundit
/
23 Prill 2026, 15:57
Aktualitet

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase në një autobus linje në Tiranë.
Policia bën me dije se njëra prej tyre ishte e mitur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 44 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme", bën me dije Policia.


