Pagat e reja për gjyqtarët/ Mazhoranca dhe opozita bien dakord për rishikimin në drejtësi

Aktualitet

Pagat e reja për gjyqtarët/ Mazhoranca dhe opozita bien dakord

Në Këshillin për Legjislacionin, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord për të rishikuar pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u dha të drejtë këtyre kategorive.

Deputeti demokrat Ivi Kaso kërkoi që Ministria e Financave të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për zbatimin e vendimit.

Ndërsa socialisti Fatmir Xhafaj theksoi nevojën për të adresuar pabarazitë ekzistuese në sistemin e drejtësisë përmes një dialogu institucional.

Paralelisht, në këtë këshill u trajtua edhe çështja e rregullores së Kuvendit, ku u vendos që ajo të rishikohet në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe më pas t’i paraqitet kryetarit të Kuvendit për shqyrtim.

ME TE LEXUARAT