Pas ultimatumit të Ramës, nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe! Puka dhe Fushë Arrëzi sabotojnë vendimin
Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet e para në nivel lokal. Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin.
Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, ku u ka komunikuar ndryshimet e pritshme në administratë dhe vendimin për largimin e dy nënkryetarëve dhe disa administratorëve. Ndërkohë, në Pukë dhe Fushë-Arrëz, ku bashkitë drejtohen nga kryetarë të djathtë, nuk ka pasur lëvizje. Dy kryetarët demokratë nuk kanë pranuar të ndërmarrin shkarkime, duke argumentuar se urdhri i Kryeministrit nuk është i detyrueshëm për ta.
Lëvizje janë sinjalizuar edhe në Bashkinë e Shkodrës, ku drejtuesit ndodhen në një mbledhje të mbyllur. Deri më tani, nuk ka pasur një njoftim zyrtar për vendimet e mundshme por ndryshime ka tek administratoret.
Ndryshime ka edhe ne bashkinë e Vaut te Dejës por mbledhja pritet te zhvillohet ditën e nesërme, ku kryebashkiaku Kristian Shkreli do të takohet me të gjithë drejtuesit e bashkisë.