Përfshihet nga zjarri banesa në Maliq, dyshohet se…

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vloçisht, në territorin e bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur flakët janë përhapur brenda banesës, ndërsa ende nuk dihen të gjitha rrethanat e plota të incidentit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i amortizuar, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike që më pas ka ndezur flakët.
Policia dhe shërbimet përkatëse po vijojnë hetimet në vendngjarje për të përcaktuar me saktësi shkaqet e zjarrit.



