Plagosja në Rrogozhinë, autori: Më shqetësonte qeni i atyre, atë doja të vrisja
Një ngjarje e rëndë dhe absurde ka ndodhur paraditen e 6 qershorit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një çift bashkëshortësh u plagos me armë zjarri dhe vajza e tyre u lëndua lehtë.
Pas konfliktit me fqinjët për qenin, Shpëtim Osma qëlloi me armë dhe përfundoi duke plagosur Sami dhe Nadire Disha, si dhe duke dëmtuar vajzën e tyre.
Sipas hetimeve paraprake, konflikti kishte nisur prej ditësh mes dy familjeve për bagëtitë dhe qenin e familjes Disha, i cili i ruante kafshët. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes palëve, Osma është ndier i rrezikuar nga qeni dhe ka deklaruar në polici se “doja të qëlloja qenin, jo njerëzit”. Por plumbat goditën tre pjesëtarët e familjes, duke shkaktuar plagë të rënda, megjithatë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori tentoi të largohej, por pas rrethimit të zonës nga policia, ai u vetëdorëzua dy orë më pas.
Policia e ka arrestuar në flagrancë dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të pazakontë që u shkaktua, siç thuhet në dëshmi, “nga një qen që shqetësonte fqinjët”.