Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret!
Gjashtë vajza të mitura janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre, teksa pesë kanë publikuar edhe pamjet filmime në rrjetin social, dukshëm për të denigruar të miturën tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik në Tiranë njoftuan sot se kanë marrë nën hetim në gjendje të lirë 5 vajzat e dyshuara, teksa referoi edhe materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme ndaj tyre.
“Nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetase të mitura, pasi dyshohet se kanë publikuar në rrjete sociale një konflikt të ndodhur midis tyre me një tjetër shtetase të mitur”, njofton policia.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë edhe për adoleshentin F. B., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një profil fals, “me atë të cilit përdor shprehje fyese dhe denigruese për figurën e një 15-vjeçareje”.