Protestat në Francë/ Aeroporti "Nënë Tereza" jep njoftimin e rëndësishëm; ja çfarë do të ndodhë me fluturimet

Aktualitet

Protestat në Francë/ Aeroporti "Nënë Tereza" jep

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se për shkak të grevës në Francë, mund të ketë vonesa ose anulime të Francës drejt këtij destinacioni. 

"Të nderuar pasagjerë të TIA-s, është njoftuar një grevë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) në Francë për datat 3 dhe 4 Korrik 2025, e cila mund të ndikojë në operimet e fluturimeve dhe të shkaktojë vonesa apo anulime të mundshme.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontrolloni faqen zyrtare të linjës ajrore përkatëse dhe email-in/mesazhet tuaja SMS”, thuhet në njoftim.

Sipas sindikatës së punonjësve, greva po zhvillohet për shkak të mungesës së stafit dhe menaxhimit të keq. Sidomos të premten situata në Francë ka qenë më kaotike, pasi ishte dita e fundit e shkollës dhe shumë familje po nisnin pushimet.

Mbi 1000 fluturime janë anuluar atje, ndërsa autoritetet franceze e kanë quajtur vendimin të papranueshëm.

ME TE LEXUARAT