“Nuk e shes b*thën për spektakël”/ Big Mama rrëfen PRAPASKENAT rreth Ferma VIP! Çfarë ndodh mes konkurrentëve
Big Mama ka bërë reagimin e parë publik pas përfundimit të “Ferma VIP”, i cili përfundoi me fitoren e Big Bastës. E ftuar në “Krejt n’Debat”, këngëtarja akuzoi hapur produksionin, duke thënë se fituesi ishte paracaktuar që prej fillimit.
"Pse s’kam fituar (spektaklin), ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal!”, tha ajo.
Më tej, vijoi: “Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë s’e shes b*thën as për spektakël, as për lekë, as për asgjë“, përfundoi Big Mama.
Kujtojmë se këngëtarja ka pasur disa përplasje me Big Bastën gjatë “Ferma VIP”, në një ndër më seriozet, kur i përmendi djalin, Liamin. Më tej, reagoi edhe Vesa Luma, e cila kërkoi edhe largimin e Big Mamës nga reality show.