Protestë për rrugën e degraduar, banorët pranë Thumanës: 500 metra janë kthyer në makth për shoferët
Lajmifundit
/
7 Mars 2026, 12:38
Aktualitet

Banorë të fshatrave të njesisë Administrative Thumanë kanë bllokuar rrugën që lidhet me autostradën Thumanë- Kashar, pranë Gramzës.
Kjo pjesë e rrugës me gjatësi rreth 500 metra është bërë makth për drejtuesit e automjeteve, për shkak të amortizimit tejet të rëndë.
Banorët thonë se ky bllokim vjen në shenjë proteste ndaj mungesës së reagimit nga institucionet përkatëse.
“Asnjë lloj reagimi nuk ka, as nga bashkia as nga qeveria. Kjo është tallje”.
Banorët thonë se protesta do të vijojë në ditet derisa autoritetet të ndërhyjnë për rikonstruksionin e plotë të saj.vplus


