U bllokua në banesë, zjarrfikësit ndërhyjnë nga tarraca dhe shpëtojnë të moshuarën në Vlorë

Aktualitet

U bllokua në banesë, zjarrfikësit ndërhyjnë nga tarraca

Një grua 85-vjeçare u shpëtua nga punonjësit e Zjarrfikëses Vlorë pasi ishte e vetme në banesën e saj dhe nuk mund të lëvizte.

Gruaja e moshuar kishte rënë në shtëpi dhe nuk ishte në gjendje të hapte derën e jashtme për të kërkuar ndihmë.

Për shkak të derës së blinduar, zjarrfikësit ndërhynë nga tarraca e pallatit. Ata arritën të zbrisnin në ballkonin e banesës dhe më pas të hapnin derën për të hyrë brenda.

Pas ndërhyrjes, gruaja e moshuar mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportua në Spitalin Rajonal të Vlorës për trajtim të mëtejshëm.

ME TE LEXUARAT