Reshje dëbore në Qafë Thanë, prezencë akulli në aksin që lidhet me Librazhdin! Ja si paraqitet situata në qarkullim

Reshjet dhe temperaturat e ulëta kanë sjellë prezencë të akullit në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, veçanërisht në zonën e Dragostunjës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë, pasi kushtet e rrugës janë të rrezikshme. Policia Rrugore ndodhet në terren për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë mjeteve që mund të bllokohen si pasojë e akullit.
Aktualisht, qarkullimi vijon me lëvizje të ngadaltë në të dy krahët e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë.
Në zonën e Qafë Thanës në Pogradec aktualisht reshjet janë të pranishme vetëm në majën e qafës, me intensitet të ulët deri në mesatar, ndërsa temperaturat shënojnë vlera negative. Sipas informacioneve, kontraktorët pritet të kryejnë kriposjen e rrugës për të shmangur ngricat dhe rrëshqitjet e automjeteve.
Deri në këto momente nuk raportohen bllokime apo vështirësi në qarkullim, ndërsa Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.


