Rrezikoi jetën e policëve duke u përplasur mjetin në tentativë arratisjeje/ Gjykata lë në burg 44-vjeçarin në Durrës

Gjykata e Durrësit caktoi sot (20 maj) masën “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili mbrëmjen e së shtunës, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, rrezikoi jetën e efektivëve të policisë duke përplasur mjetin e tyre në tentativë për t’i shpëtuar ndalimit.
Patrulla ishte njoftuar nga banorët e zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17.
Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Abazaj ka lëvizur mbrapsht dhe ka përplasur makinën e efektivëve.
Testi i alkoolit tregoi se 44-vjeçari drejtonte mjetin me 1.4 mg/l alkool, ndërsa rezulton përsëritës për të njëjtën vepër penale.


