Shkrumbohet nga flakët banesa në Pukë/ Nuk ka të lënduar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike
Lajmifundit
/
1 Janar 2026, 21:10
Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë.
Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht banesa e familjes Ndoj. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë 5 anëtarët e familjes kanë mbetur pa strehë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike


